MARTO Gaqi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kokodhiq, në vitin 1908. Me vendim nr. 133, datë 2 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e dënoi si «armik të popullit», «sabotator të pushtetit» dhe si «agjent të reaksionit grek» dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie. Në bazë të nenit 51/II të ligjit nr. 382, datë 24 dhjetor 1946, dënimi iu kthye në 20 vjet heqje lirie. Me dekret nr. 862, datë 25 nëntor 1949 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dënimi iu zbrit në 10 vjet heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 86-87.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]