Mbetje radioaktive
(Term – Mjedisor)
Mbetje radioaktive
(anglisht: Radioactive waste)
✦ Çdo material që përmban ose është i ndotur me izotope radioaktive në përqëndrime ose nivele radioaktiviteti të madh, të vendosura nga autoritetet kompetente për të cilat nuk është parashikuar asnjë përdorim. Mbetjet radioaktive prodhohen në impiantet e energjisë bërthamore dhe në instalime të ciklit bërthamor të lëndës djegëse pranë tyre, si dhe përmes përdorimeve të tjera të materialeve radioaktive, p.sh.përdorimi i izotopeve radioaktive prej spitaleve ose qendrave kërkimore. Mbetje të tjera të rëndësishme janë ato të krijuara prej minierave dhe uzinave të uraniumit dhe prej ripërpunimit të lëndës djegëse të hargjuar. Mbetjet radioaktive zakonisht klasifikohen si nivel i ulët, i ndërmjetëm ose i lartë.