(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Skrapar. Me vendim nr. 56, datë 22 maj 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit, [sepse] ka qenë një nga udhëheqësit e Ballit Kombëtar dhe ka luftuar kundër partizanëve» dhe e dënoi me 7 vjet burg dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/1, F. 95-96.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]