MELLO Amalia
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Pepel, më 8 shtator të vitit 1940. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 11, datë 15 maj 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Gjirokastrës në Volian, prej vitit 1950 deri në vtitin 1958. F. 5, Viti 2016, D. 30, f. 140-141.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]