(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Vlorë, në vitin 1918. Me vendim nr. 9, datë 23 shtator 1983, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «sabotim të kryer në bashkëpunim» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë, si dhe heqjen e titujve të nderit e të dekoratave. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 83-84.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]