MEMAJ Dan
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 9 maj të vitit 1949, në Shkodër. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Shkodrës në rrethin e Lezhës, prej datës 16 shtator të vitit 1962 deri më 10 shtator të vitit 1991. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]