MERLIKA Elena
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Romë të Italisë, në vitin 1920. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Krujës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 nëntor 1949 deri më 10 dhjetor 1953. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 289-290.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]