MERLIKA Tomorr
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Krujë, në vitin 1937.U arrestua më 16 nëntor 1956, dhe me vendim nr. 31, datë 28 shkurt 1957, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut duke u përgatitur për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 2 vjet kohë. Me dekret nr. 2548, datë 27 nëntor 1957, të K.P. iu fal ¼ e dënimit. U lirua më 25 nëntor të vitit 1962. Me vendim nr. 14, datë 19 shkurt 1981, Gjykata e Rrethit të Krujës e deklaroi fajtor për «kundërshtim të përfaqësuesit të pushtetit» dhe e dënoi me 1 vit heqje lirie. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 72-73.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]