MEROLLI Shaban
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Devoll. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 15, datë 13 gusht 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi Korçë në rrethin Fier, prej 26 qershorit të vitit 1956 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 94-95.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]