METALLA Ali
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Metallë të Durrësit. Më 20 dhjetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga Ali Metalla, nga marsi i vitit 1947 deri në prill 1948. U mbajt në hetuesi. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 125-126.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]