(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Gostivisht të Korçës, në vitin 1902. U arrestua më 2 shkurt 1946. Me vendim nr. 159, datë 5 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «sabotim të luftës e të pushtetit popullor» dhe e dënoi me 8 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave civile baraz me kohën e ndëshkimit. F. 5, Viti 2016, D. 39, f. 97-98.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]