MIHALI Sandri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 dhjetor 1936, në Korçë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Korçës në Shtyllas, prej datës 14 shkurt 1952 deri më 30 shtator 1991. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 95-96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]