MIRAJ o.f.m. Atë Mëhill

MIRAJ o.f.m. Atë Mëhill
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik katolik, matematikan, nëndrejtor i Shoqërisë Antoniane, definitor Provincës Françeskane Shqiptare. Lindi në Lezhë, më 16 mars të vitit 1909. Rrugën e meshtarisë e filloi më 14 korrik 1928. Urdhërat meshtarake i plotësoi më 17 shtator 1931. U diplomua për teologji e matematikë në Romë. Pas kthimit në Shqipëri, dha matematikë e fizikë në gjimnazin “Illyricum” të fretërve. U shugurua meshtar më 1935. Ishte dhe nëndrejtor i Shoqërisë Antoniane, si dhe volejbollist i dalluar. Shërbeu në famullitë e Bazit, Bushkashit, Nikaj-Mërturit etj. Ua rrestua për lidhje me Nikë Sokolin, Mark Gjon mArkajn dhe Kolë Bibë Mirakajn. U dënua me 20 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm pesë. Vdiq më 1978. Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri, “55”, Tiranë, 2007, Vol. II, II, f. 85-86.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]