(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1923, në Fierzë të Pukës. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 korrik 1991 dhe të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 22 dhjetor 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga Mark Mirashi, nga 20 dhjetor 1944 deri më 25 nëntor 1951. F. 5, Viti 2016, D. 32, f. 60-61.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]