MISRASI Nonda
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Misras të Korçës, më 15 shtator 1926. Me vendim nr. 253, datë 19 qershor 1948, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «faje kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me 5 vjet burgim, degradim, humbjen e të drejtave civile e politike për dy vje kohë, si dhe heqjen e dekoratave në qoftë se ka. Dënimi iu fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 230-231.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]