MJEKRRA Haxhi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 21 prill të vitit 1909. Në zbatim të ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992, të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7, në udhëzimin nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq kur mungojnë dokumentet, vendosi t’i njohë faktin e vrasjes pa gjyq për motive politike në vitin 1945. F. 5, Viti 2016, D. 54, f. 92-93.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]