(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Ulqin. Me vendim nr. 325, datë 23 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi «sabotator të pushtetit» dhe e dënoi me 2 vjet burg, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e burgimit, punë të detyruar dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55/1, F. 20-21.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]