(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Mitrovicë të Kosovës. Me vendim nr. 2, datë 6 gusht 1948, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte, se ka kryer këto faje: ka qenë pjesëtar i çetës kriminale të Abdyl Ferizit dhe Rexhep Kosovës, më vonë si ballist ka marrë pjesë në të gjitha operacionet kundër partizanëve në Fier dhe Mallakastër etj.», ndaj e dënoi me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 99.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]