MOSI Thimjo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 10 gusht 1873, në Gjirokastër. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Sopiku i Gjirokastrës, në rrethet e Krujës dhe të Lushnjës, prej vitit 1945 deri më 1960, nga të cilat 9 vjet qenë internim. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 62, F. 74-75.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]