(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Inxhinier, anëtar i “Bashkimit Demokratik Shqiptar”. Lindi në Tiranë, më 1916. U arrestua më 2 shkurt 1946 dhe, më 2 korrik të po atij viti, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me burgim të përjetshëm e punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. Bashkimi Demokratik Shqiptar, 1946: Akte gjyqësore politike gjatë komunizmit në Shqipëri, 1, Përgatitur nga Leka Ndoja dhe Alvin Saraçi, ISKK, Tiranë, 2015; AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, f. 110-111.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]