(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Dhemblak, në vitin 1910. Me vendim nr. 193, datë 25 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe tre vjet punë të detyruar. Sipas amnistisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, datë 28 nëntor 1945, ndëshkimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. Dënimi filloi të zbatohej më 7 prill 1945. F. 5, Viti 2016, D. 33, f. 245-246.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]