(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1905, në Krujë. U arrestua më 4 dhjetor 1946. Me vendim nr. 57, datë 8 mars 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje» dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 108-109.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]