(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Leshnicë të Sarandës, më 13 prill 1921. Me vendim nr. 174 , datë 5 maj 1953, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, si dhe humbjen e të drejtave elektorale për pesë vjet kohë. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 32-33.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]