MULLAJ Hafiz Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Klerik mysliman. Lindi më 1881. Në vitin 1947, iu shtetëzua shtëpia në Tiranë dhe iu sekuestruan të gjitha orenditë. U dëbua në Durrës dhe u la pas asnjë mjet jetese. Iu shkatërrua biblioteka e pasur me libra në arabisht, osmanisht, persisht e shqip. Me vendim të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u caktua drejtor i Medresesë së Naltë, por ky vendim nuk u zbatua dhe mbeti në letër. Vdiq në Tiranë në mjerim të plotë në një dhomë të errët, në shkurt të vitit 1959. Revista Kibla, nr. 2, shtator-dhjetor 2017, f. 24- 33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]