(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Fier. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Korçës në rrethin e Fierit, prej vitit 1960 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 69-70.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]