MULLAJ Mysret
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Devoll. U internua dhe u dëbua për motive politike. Me vendim nr. 20, datë 10 shkurt 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga rrethi i Korçë në Shtyllas të Fierit, prej 21 prillit të vitit 1951 deri më 30 shtator 1991. ISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 41-42.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]