(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tropojë, më 21 maj 1922. Në zbatim të ligjit nr. 7516, datë 30 shtator 1991, të ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit nr. 2 të Këshillit të Ministrave, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për motive politike, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 30 maj 1994, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit për motive politike nga ish i dënuari Azem Musosmani nga data 25 shtator 1950 deri në datës 28 qershor 1955, datë në të cilin ai vdiq në burg. Kjo gjë vërtetohet edhe nga vendimi nr. 203, datë 25 shtator 1950 i Gjykatës Ushtarake. F. 5, Viti 2016, D. 37, f. 56-57.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit