MUSTA Agim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1930, në qytetin e Gjirokastrës. Kreu studimet në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1962 u dënua me 13 vjet heqje lirie për veprimtarinë e tij antikomuniste. Vepra: “Mandelët e Shqipërisë (1992), “Mjerim pa fund” (1994), “Dosjet e gjalla” (1995), “Kush ishte Enver Hoxha” (1996), “Burgjet e shtetit burg” (1998), “Harta e burgjeve dhe e kampeve me punë të detyruar të Shqipërisë (1944-1991)”, “Gjëmat e komunizmit në Shqipëri” (2001), “Dëshmoj për të vërtetën” (2004), “Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (vëll. I dhe II, bashkëautor, 2005-2006), “Burgjet e diktaturës komuniste në Shqipëri” (album fotografik, shqip-anglisht-italisht, 2006), “Libri i zi i komunizmit shqiptar” (2007) etj.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]