(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 23 mars 1974, në Vlorë. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga rrethi i Fieit në Çeprat, prej vitit 1974 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60, F. 75-76.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "MUSTAFARAJ Hektor" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/mustafaraj-hektor