MUSTAFARAJ Qani
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1920, në Aranitas të Fierit. Me vendim nr. 8, datë 20 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit e deklaroi «armik të popullit dhe kriminel lufte; [që] ka dezertuar dhe është bashkuar me radhët e Ballit Kombëtar, ka marrë pjesë në operacione kundër luftës NacionalÇlirimtare. » Për këto arsye u dënua me burgim të përjetshëm dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 93-94.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]