MUZHAQI Sheme
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 23 janar të vitit 1935, në Polis të Librazhdit. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komsioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Librazhdit në rrethin e Tepelenës, prej datës 4 maj 1949 deri më 29 nëntor të vitit 1953. F. 5, Viti 2016, D. 100, f. 45-46.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]