(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Korçë, në vitin 1938. Me vendim nr. 103, datë 7 shtator 1960, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 12 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave për 3 vjet kohë. U lirua me kusht, me vendim nr. 109, datë 14 qershor 1966, të Gjykatës së Qarkut të Tiranës. F. 5, Viti 2016, D. 38, f. 233-234.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]