MYSLIMI Fatime
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 14 prill të vitit 1919, në Ersekë. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 21, datë 10 shkurt 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Ersekës në rrethin e Krujës, prej vitit 1946 deri më 10 prill të vitit 1951. F. 5, Viti 2016, D. 31, f. 237- 238.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]