Nënprodukt
(Term – Mjedisor)
Nënprodukt
(anglisht: By-product)
✦ Material tjetër përveç produktit kryesor i prodhuar si rezultat i një procesi industrial. Ai nuk paraqet kurdoherë humbje të prodhimit; përkundrazi, në qoftëse shfrytëzohet me dobi, mund të jetë një faktor për të mbuluar pjesërisht shpenzimet e përgjithshme të prodhimit. Kështu zgjyrat e furnaltave mund të shfrytëzohen me leverdi për prodhimin e çimentos etj. Nënprodukti nuk duhet ngatërruar me mbeturinat (hedhurinat) e prodhimit.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "Nënprodukt" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/n%c3%abnprodukt