Ndotje
(Term – Mjedisor)
Ndotje
(anglisht: Pollution/contamination)
✦ Prania e një substance ose energjie (si zhurma etj.) në natyrë, vendndodhje ose sasia e së cilës krijon efekte të padëshirueshme mjedisore. Ndotja ose ndryshimi i cilësisë së një pjese ose aspekti të mjedisit dhe organizmave të vet të gjalla, me shtimin e papastërtive të dëmshme. Ose përndryshim i drejtpërdrejtë a i tërthortë i vetive fizike, kimike, termike, biologjike ose radioaktive i çdo pjese të mjedisit, në masë të tillë sa që krijon rrezik a rrezik potencial për shëndetin, sigurinë ose mirëqenien e specieve të gjalla. Hyrja në ujë, ajër dhe tokë e mikro-organizmave, kimikateve, substancave toksike, mbetjeve ose ujërave të ndotura në një përqëndrim që krijon mjedis të papërshtatshëm për t’u përdorur prapë. Gjithashtu i referohet sipërfaqeve të objekteve, ndërtesave dhe prodhimeve të ndryshme shtëpiake dhe bujqësore.