NASTO Vasillaq
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1947, në Vlorë. Me vendim nr. 21, datë 25 janar 1973, Gjykata e Rrethit të Vlorës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut të mbetur në fazën e përgatitjes», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë (dënim i kombinuar). Me vendim nr. 39, datë 18 shtator 1980, Gjykata e Rrethit të Mirëditës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Në aplikim të nenit 36 K. P., përfundimisht u dënua me 11 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 390-391.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]