NDOJA (ndreca) Dila Zef

NDOJA (ndreca) Dila Zef
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

E bija e bija e Zef Mark Ndrecës [shih]. Lindi në fshatin Xhuxhe të Mirditës. U arrestua tek po i çonte ushqim të vëllait, Ndue Zef Ndrecës [shih]. Pas tre muajsh hetuesie në Kukës, u dërgua në Shkodër. U dënua me 8 vjet heqje lirie. Në kohën e gjyqit ishte tre muajshe shtatzanë. Më 1 janar 1952 lindi të birin në burg, dhe aty në burg ai u bë nëntë muajsh. Atëherë ia morën dhe e dërguan në jetimoren e qytetit të Shkodrës, ndërsa atë vetë e transferuan në Tiranë, ku punoi për 2 vjet në rrobaqepësi. Përfitoi nga amnistia për shkak të fëmijës, dhe u lirua në krye të 3 vjetëve. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 220- 221; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86, f. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]