Ndryshk
(Term – Mjedisor)
Ndryshk
(anglisht: Rust)
✦ 1. Shtresë e kuqërremtë, që formohet mbi sipërfaqen e sendeve prej hekuri nga bashkimi i tij me oksigjenin e ajrit ose të ujit, oksid hekuri. Proces i shkatërrimit të metaleve, q e shkaktojnë substancat ndryshkëse siç janë SO2 (H2SO4), kloridet, fluoridet dhe lëngjet që përmbajnë komponente ndryshkimi. Për parandalimin e ndryshkut përdoren materje kundër ndryshkut. 2. Sëmundje që prek bimët, sidomos drithërat, e cila shkaktohet nga disa lloje kërpudhash dhe shfaqet me njolla të kuqërremta në gjethet dhe në kërcell.
[cite]