NIKA Palina Pal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Murgeshë. Lindi më 1891, në Gur të Madh të Shllakut. Shërbeu si ndërmjetëse e të arratisurve politikë, të cilëve u çonte bukë e letra. Në gjyqin ushtarak që u zhvillua më 1 korrik 1946 në Shkodër, u dënua me 5 vjet burg. Më 1948 iu fal koha e mbetur e dënimit. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 162, 164; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]