NIKA Pashko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1905, në Lezhë. Më 2 gusht 1949, me vendim nr. 115, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «organizim të grupeve kundër pushtetit popullor dhe agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 8 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86, fl. 105-106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]