NIKOLLI Mark
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1886, në Mirditë. Me vendim nr. 47, datë 26 mars 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor se «ka strehuar e furnizuar kriminelët e arratisur», dhe e dënoi me 3 vjet burg me punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 84, F. 13-54.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]