NIKOLLI Marka Frrok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në fshatin Qafë- Mali të Mirditës. Punoi për disa vjet si përgjegjës i mirëmbajtjes së rrugëve rurale në zonën e Fuashë-Arrësit. U vra në oborrin e shtëpisë së tij, në sy të grave e fëmijëve, nga forcat e Brigadës XXII Sulmues, natën e të Shumave (nëntor) të vitit 1944, në Lagjen Marenaj të Qafë-Malit, bashkë me Zef Tomë Pjetrin [shih]. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]