NIVICA Ahmet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në fshatin Nivicë të Labërisë, në vitin 1923. Kreu Shkollën Tregtare të Vlorës. Pas pushtimit italian të Shqipërisë, u rreshtua në radhët e çetës së Nivicës. Më 26 nëntor 1944 u largua nga Shqipëria për në Itali, ku u mbajt në kampin e Santa Faras në Bari, bashkë me emigrantë të tjerë politikë, eksponentë të Ballit Kombëtar dhe të Legalitetit. Më 1948 u largua nga kampi dhe u vendos në Francë, ku kreu kolegjin «Berlitz School», dega biokimi. Në prill 1958 u kthye në Shqipëri, dhe për disa kohë punoi, i pangarë nga autoritetet, si teknolog në Fier. U arrestua më 1966, pastaj dhe dy herë të tjera, gjer më 1990. Dënimet i vuajti në kampburgjet e Laçit, Skrofotinës (Vlorë), Ballshit, Spaçit, Repsit, Zejmenit e Tiranës. Është një nga nismëtarët për krijim e Shoqatës së Ish të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë. Uran Kalakulla, Ahmet Nivica, në Për bashkëvuajtësit e mi në Komunizëm, «Princi», Tiranë 2011, f. 61-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]