NIVICA Bilal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak, adjutanti i Ismail Qemalit, komandant i Fuqive Ndjekëse gjatë periudhës së Mbretërisë, kryetar i Gjykatës Politike, Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore. Lindi në Nivicë të Kurveleshit, më 1892. Kreu Shkollën Ushtarake të Plotësimit në Tiranë. Nga viti 1926 deri më 1930 shërbeu si Nënprefekt i Devollit, pastaj si kryetar i Gjykatës Politike (1932-1937). Gjatë luftës drejtoi dy çeta nacionalistësh në anët e Vlorës kundër ushtrisë italiane (1942). Në vitin 1944 mori gradën e Kolonelit dhe aty nga fundi i atij viti u zgjodh Komandant i Përgjithshëm i Xhandarmërisë Mbretërore (shërbeu vetëm 15 ditë). U arrestua në vitin 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e deklaroi «armik të popullit», dhe e dënoi me 15 vjet burg me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile-politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. U lirua në vitin 1959. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 267-268.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]