OMARI Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Për aktivitetin e tij antikomunist, u dënua me vdekje (në mungesë), ndaj nga viti 1945 gjer më 1947 qëndroi në arrati në Malësinë e Madhe. Familjen e tij e nxorrën nga shtëpia dhe i sekuestruan pasurinë. U arrestua më 1947 dhe u dënua me 10 vjet burg. Lindi në Shkodër, më 9 janar 1888. Me vendim nr. 196, datë 23 qershor 1947, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit» dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskim të pasurisë. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 135- 136. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]