OMARI Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, më 22 gusht 1913. Me vendim nr. 34, datë 21 mars 1946, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor se ka «strehuar kriminelë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie (punë të detyruar), humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. U arrestua më 6 dhjetor 1945. Më 1949 iu fal pjesa e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 95, f. 74-75. Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]