Organizma tregues
(Term – Mjedisor)
Organizma tregues
(anglisht: Indicator animal)
✦ Prezenca ose mungesa e llojeve të veçanta në vendbanimet e tyre të natyrshme pasqyron rrethanat ekologjike (shkallën e ndotjes) në ekosisteme. Organizmat e ndieshëm ndaj llojeve të veçanta të ndotjes largohen nga mjediset e këtilla ose numri i popullacionit zvogëlohet në varëshmëri me sghkallën e ndotjes. Ndjeshmëri të lartë ndaj ndotjes me dyoksid sulfuri shprehin likenet, ndërsa në ekosistemet ujore ndaj ndotjes shumë të ndieshëm janë llojet e peshqëve, psh. Trofta, sidomos ndaj zvoglimit të oksigjenit. Në anën tjetër, prezenca e disa llojeve të organizmave (Tubife dhe bakteriet koliforme në ujë psh.) janë indikacione të sigurta se uji është i ndotur në shkallë të lartë. Dendësia e popullacionit të njërit ose tjetrit indikator shprehë shkallën e ndotjes së ekosistemit.