PALEVIQ Shefqet Medo
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Tuz të Malit të Zi, në vitin 1936. Me vendim nr. 30, datë 26 gusht 1966, Gjykata e Qarkut Shkodër e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut» (tentativë arratisjeje) dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. Sipas nenit 81, të Kodit Penal e dënoi me 3 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 12 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 155-156.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]