(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Cetinë të Malit të Zi, më 15 shtator 1907. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi njohjen e kohës së internimit për «motive politike» nga rrethi Shkodër, në rrethin Tepelenë, prej datës 16 tetor 1949, deri më 7 dhjetor 1952. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 153-154.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]