PALI Hanife Adem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Beçisht, më 9 janar 1953. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 qershor 1993, ka vendosur njohjen e kohës së dëbimit nga rrethi Tiranë, në rrethin Përmet, prej datës 30 nëntor 1956, deri në vitin 1973, për çështje politike për shtetasin Hanife Adem Pali. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 207-208.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]